PAK JAVË PAS LINDJES SË VAJZËS/ Linda Halimi i habit të gjithë me fizikun e saj – AlpeGossip
PAK JAVË PAS LINDJES SË VAJZËS/ Linda Halimi i habit të gjithë me fizikun e saj

PAK JAVË PAS LINDJES SË VAJZËS/ Linda Halimi i habit të gjithë me fizikun e saj

Linda Halimi u bë nënë e një vajze disa javë më parë dhe pavarësisht se nuk ka kaluar shumë kohë nga ky moment, këngëtarja është kthyer në formë sërish. Ka qenë vetë Linda ajo që ka publikuar një foto ku shfaq fizikun e saj e veshur me të shkurtra dhe mund të themi që duket shumë bukur. Pritja e ëmbël duket sikur nuk ka ndikuar fare tek nëna e re dhe koha për të rimarrë veten ka qenë e shpejtë.

Kujtojmë se shtatzënia e Lindës u mbajt e fshehtë deri në momentin që Kaimana erdhi në jetë. Që nga ajo kohë, fotot dhe videot e së voglës janë më të shpeshta. Linda ka nisur edhe përgatijet për të realizuar projekte të tjera muzikore të cilat do lançohen së shpejti