Shihni si të pastroni njollat e hekurit të hekurosjes – AlpeGossip
Shihni si të pastroni njollat e hekurit të hekurosjes

Shihni si të pastroni njollat e hekurit të hekurosjes

Kur digjni rrobat hekur bëhet me njolla dhe ajo sipërfaqe e ashpër penon procesin e hekurosjes.
Në të gjitha vitet që keni që hekurosni e dini shumë mirë se ndodh që hekuri të marrë njolla apo sipërfaqja e saj të mos jetë shumë e pastër. Kjo do të vështirësonte procesin e hekurosjes si dhe do të bënte pis veshjet e lara.

Ja një mënyrë super e lehtë si të pastroni hekurin dhe ta ktheni atë në të ri dhe të pastër.

Çfarë ju duhet:
– 2 lugë çaji sode buke
– pak pastë dhëmbësh
– 2 lugë çaji uthull të bardhë
– pecetë e pastër

Hapi 1: Në një tas të vogël përzien sode buke, pastë dhëmbësh dhe uthull së bashku derisa të formohet një pastë homogjene.

Hapi 2: Ndizeni hekurin në një nxehtësi të ulët dhe me një pecetë lyejeni me pastën e formuar dhe fërkoni hekurin. Shtoni pak uthull nëse është e nevojshme.

Do të shihni që njollat e hekurit do të largohen dhe sipërfaqja e tij do të shkëlqejë si të ishte e re.