MOS U SHQETËSONI/ Nëse vetullat tuaja nuk janë siç dëshironi, ja zgjidhja - AlpeGossip
MOS U SHQETËSONI/ Nëse vetullat tuaja nuk janë siç dëshironi, ja zgjidhja

MOS U SHQETËSONI/ Nëse vetullat tuaja nuk janë siç dëshironi, ja zgjidhja

Nëse problemi juaj më i shpeshtë përsa i përket pamjes janë vetullat, sepse ju duket sikur nuk keni ose keni pak ngjyrë, ose ju shqetëson vetulla e hollë, do të donit që ajo të ishte më e trashë, atëherë ja ku po u sjellim zgjidhjen. Vetullat microblading është tendenca më e re e cila duket se ka ndihmuar jo pak njerëz dhe duket se është një metodë efikase. Por sa zgjat trajtimi i vizatimit të vetullave? Trajtimi i vizatimit të vetullave zgjat nga një deri një orë e gjysmë (vetëm aplikimi i ngjyrës zgjat 15 minuta, ndërsa pjesa tjetër e kohës është për të përcaktuar formën dhe simetrinë).

Sa ”zgjasin” vetullat e vizatuara përmes metodës japoneze? Duke marrë parasysh që kjo metodë është grim semipermanent, kohëzgjatja e ngjyrës dhe formës varet nga lloji i lëkurës dhe kujdesi juaj. Për këtë arsye këshillohet që një herë në vit të freskohet ngjyra, që zgjat pesë minuta dhe ka 50% të çmimit të trajtimit. Përmes mirëmbajtjes vjetore ju zgjasni jetëgjatësinë aq sa dëshironi.

Cilat janë procedurat pas vetëtrajtimit të vizatimit të vetullave përmes metodës japoneze? Varësisht nga lloji i lëkurës bëhet edhe thellësia e prerjes. Gjatë kohës së kujdesit pas trajtimit të vetullave nuk preferohet larja në det, lum, pishinë, rrezitja, solarium, vendosje e pudrës apo grimit mbi vetulla. Kujdesi pas trajtimit përfshin ampula të caktuara dhe kremra. Pas trajtimit nuk ka ënjtje, nëse shfaqet skuqje e lehtë ajo tërhiqet pas 15 minutave. Procesi i lëvorisjes së lehtë të lëkures është i mundur. Zgjidhjen e gjetët, tashmë ju ngelet vetëm të nxitoni për t’i bërë!