Prej kohësh tashmë çifti i njohur i showbizit, Fero dhe modelja Arbenta Ismajli kanë qenë në qendër të vëmendjes së mediave pasi modelja shpërndau publikisht një fotot të një fanseje që i shkruante reperit. Fansja në fjalë, e cila quhej Serena, reagoi dhe madje pak ditë më parë u publikuar dhe një video mes saj dhe Feros.
Mirëpo, përveç Serenës, Feros iu publikuan edhe disa mesazhe private me një vajzë tjetër. Vajza në fjalë i kërkonte reperit që të zhvendosej për të në kryeqytet. Të gjithë prisnin me padurim reagimin që Arbenita do të kishte pas këtyre mesazheve, por siç duket modeles asgjë nuk ja heq besimin tek i dashuri.
Së fundmi, ajo ka publikuar një video ku shihet se e ka shoqëruar partnerin e saj në një nga koncertet e tij duke treguar kështu që lidhja e tyre është e fortë.