Vin Veli: Nuk e tradhëtova Borën. Djali e bëri më të vështirë ndarjen (FOTO+VIDEO) – AlpeGossip
Vin Veli: Nuk e tradhëtova Borën. Djali e bëri më të vështirë ndarjen (FOTO+VIDEO)

Vin Veli: Nuk e tradhëtova Borën. Djali e bëri më të vështirë ndarjen (FOTO+VIDEO)

Një nga DJ më të suksesshëm në Tiranë, Vin Veli, ishte i ftuari i radhës në programin e moderatorit Ermal Peçi në “Një kat më lart”. Kohët e fundit ai dhe ish partnerja e tij Bora Zemani u bënë qëndra e mediave rozë për shkak të ndarjes të tyre. Nisur nga shumë shkrime rreth tyre, Ermali e pyet se çfarë e ka shqëtësuar këtë periudhë e nëse u pendua që e bëri publik si lajm.

“Më kanë sikletosur deformimet e lajmeve. Unë nuk e tradhëtova Borën, sic është shkruar. Kam tradhëtuar më parë, jo Borën. Mesa duket jetojmë në kohën kur jeta është kthyer klikime e followersa’- shtoi Vini.

Tani që nuk ka një raport, kurioz jemi të dimë si është jeta e tij single, a është ambjentuar ai me këtë moment në jetën e tij? Ja çfarë i thotë ai Ermalit:

“Nuk është se kam pasur pengesa para se të ndahesha. Nuk ka shumë ndryshime, tani jam më i fokusuar tek karriera”.

Vini shtoi se gjatë ndarjes sikleti më i madh ka qenë djali, duke thënë se nuk do ishte kaq e vështirë nëse ai nuk do ishte në mes. Ai sugjeron që nëse dashuria mbaron, askush të mos mbes peng i raportit dhe fëmijës. Ndarja në këto raste, sipas tij, është më mire dhe për fëmijën.

Ndiqni intervistën e plotë të Vin Velit në “Një kat më lart”.