Fjodora Fjora ishte e ftuar pak ditë më parë në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon, për të folur rreth diamantëve dhe botox-it, si dy nga dashuritë më të mëdha të grave. Pas emisionit, në shumë tituj portalesh lexohej: “Moderatorja shqiptare: Vathët e mi kushtonin sa një shtëpi!”
Diçka e tillë e ka shqetësuar moderatoren, e cila përmes një sqarimi në Instastory tha se lajme të tilla e kanë shqetësuar shumë ditët e fundit.
“Për miqtë e mi gazetarë të portaleve! Nëse nuk ju dhimbsem unë, ju lutem kujtoni që kam fëmijë për të rritur e mos më vini mbi shpatulla teorira që kam vathë që kushtojnë sa një shtëpi. Një shprehje e shkëputur nga një emision, uroj t’ju ketë shtuar juve lexuesit, por mua personalisht më ka shtuar stresin nga komentet e njerëzve. Do ju lutesha të kuptoni dhe të mirëkuptoni sesi një nën, prind i vetëm e si një njeri që punoj shumë nga mëngjesi në darkë për t’ja dalë mbanë, më vjen keq që abuzohet në këtë mënyrë.”- shkruan Fjodora.
Fraza ” unë kam mbajtur një palë vathë që ishin sa një shtëpi” vërtet doli nga goja e moderatores, por konteksti nuk ishte ashtu siç u transmetua nëpër portale.
“Unë nuk kam vathë që kushtojnë sa një shtëpi. Unë kam fatin dhe kënaqësinë që të bashkëpunoj me firmat më të njohura në vend që më respektojnë dhe më kërkojnë të reklamoj bizhuteritë e tyre në evente të ndryshme ku marr pjesë.”- sqaron Fjora, e indinjuar nga çfarë ka lexuar të shkruhet rreth saj së fundmi.