Modelja e njohur Emina Çunmulaj është një fanse e këngëtares Elvana Gjata, por mesa duket vajza e saj Ella nuk e pëlqen edhe aq shumë.
Teksa 3-vjeçarja ndodhej në makinë me mamanë e saj, ka refuzuar që të dëgjojë këngë “Më fal” të Elvanës, një baladë dashurie. E kur Emina e pyet se pse nuk i pëlqen Ella përgjigjet se “ajo është e mërzitur”.
Këtë e ka treguar Emina me një video që ka publikuar në “Instastory”, ku në të shkruan: “Ajo nuk dëshiron ta dëgjojë. Vazhdon e thotë “jo, ajo është e mërzitur”.