PRITJA MORI FUND/ Reperi Gashi do të rikthehet në trojet shqiptare: Nuk po më…(FOTO) – AlpeGossip
PRITJA MORI FUND/ Reperi Gashi do të rikthehet në trojet shqiptare: Nuk po më…(FOTO)

PRITJA MORI FUND/ Reperi Gashi do të rikthehet në trojet shqiptare: Nuk po më…(FOTO)

Gashi është një ndër reperët më të suksesshëm me origjinë shqiptare, që falë punës dhe talentin po bashkëpunon me emrat më në zë të muzikës botërore në Amerikë!

Kushdo që e ndjek në profilin e tij në “Instagram”, e di shumë mirë sesa krenar është Gashi për rrënjët e tij shqiptare dhe se në çdo moment që i jepet rasti, valëvit flamurin e Shqipërisë dhe Kosovës.

Më në fund, ka ardhur momenti që Gashi të rikthehet në vendlindje, pikërisht në Kosovë, falë koncertit që do të organizohet në muajin gusht. Në një postim në rrjetet sociale, reperi me origjinë shqiptare konfirmon se do të jetë pjesë e festivalit ‘Sunny Hill Festival’, që do të organizohet në Prishtinë në 11 gusht.

‘Nuk po më besohet që më në fund po kthehem në Kosovë pas gjithë këtyre viteve’ – shkruan ai krahas fotos së publikuar në “Instagram”.