E ofendoi përpara fansave/ Ermal Mamaqi “MERR HAK” ndaj aktorit të njohur (FOTO) – AlpeGossip
E ofendoi përpara fansave/ Ermal Mamaqi “MERR HAK” ndaj aktorit të njohur (FOTO)

E ofendoi përpara fansave/ Ermal Mamaqi “MERR HAK” ndaj aktorit të njohur (FOTO)

Mbrëmjen e djeshme një foto e postuar në rrjetet sociale nga aktori Bes Kallaku, ndezi komentet dhe debatet në “Instagram”. Besi shfaqej në krah të Rihannës, një foto e realizuar mjaft mirë me photoshop, ku tregonte se këngëtarja e hitit “Diamonds” kishte ardhur për ta takuar, ndërsa Ermal Mamaqi udhëton drejt Francës për ta parë nga afër në koncert Beyonce-n.

Komentuesit u shprehën se Besi, ia doli me sukses të vinte në siklet Ermalin, pasi batuta e gjetur prej tij ishte perlë.

Mirëpo edhe Ermali nuk ka qëndruar i heshtur. Menjëherë sapo ka hapur sytë këtë mëngjes, veprimi i parë që bëri ishte të njoftonte ndjekësit në rrjetet sociale dhe Bes Kallakun sigurisht, për darkën e kaluar mes tij dhe këngëtares Beyonce, pranë qytetit të Lezhës, duke shkaktuar të qeshura pafund në rrjet.