NËNTORI ASPAK I MIRË/ Këto tre shenja të horoskopit do të përjetojnë një muaj të vështirë – AlpeGossip
NËNTORI ASPAK I MIRË/ Këto tre shenja të horoskopit do të përjetojnë një muaj të vështirë

NËNTORI ASPAK I MIRË/ Këto tre shenja të horoskopit do të përjetojnë një muaj të vështirë

Nëntori sjell ndryshime dhe përmbysje në jetën profesionale si edhe personale për të gjithë, por më shumë për këto tre shenja specifike të zodiakut.

Dashi

Soditja dhe meditimi do të mbizotërojnë këtë muaj, teksa do fokusoheni në marrëdhëniet tuaja me të tjerët dhe kufijtë që vendosni për ta. Mendoni shumë për rolin që luani në jetën e të tjerëve dhe nëse kjo gjë ju kënaq. Në të njëjtën kohë, ndryshimet e papritura mund të prishin jetën tuaj të përditshme dhe të shkaktojnë ndjenjën e pasigurisë. Kini durim dhe mos harroni se ndryshimet janë të përkohshme.

Bricjapi

Nëntori është një muaj plot aktivitet dhe ndryshime. Në fakt, do të tundoheni të përfshiheni në situata që s’janë të mira për ju. Në të njëjtën kohë po afrohet fundi i një lidhjeje apo një projekti. Përpiquni të jeni sa më shumë pozitiv dhe përvojën tuaj ta përdorni me mençuri. Mendoni se çfarë saktësisht dëshironi dhe kërkoni ndihmë nga miqtë, që të mos mbyteni në një lugë ujë.

Gaforrja

Ka diçka që ju shqetëson dhe kjo është e kaluara juaj. Ju e lejoni atë t’ju pengojë të argëtoheni pa e ditur as pse. Është sikur jeni pajtuar me të dhe e lini të vazhdojë të rikthehet. Dukeni të lidhur me të kaluarën, por e di shumë mirë që nuk ka asnjë arsye për këtë. Duhet të ecni përpara. Hidhni hapin tani që kura të vijë më vonë.