NJË VIT MË PARË I DHUROI VARËSEN/ Bora e gjeti mënyrën për t’ia kthyer surprizën Donaldit për përvjetor – AlpeGossip
NJË VIT MË PARË I DHUROI VARËSEN/ Bora e gjeti mënyrën për t’ia kthyer surprizën Donaldit për përvjetor

NJË VIT MË PARË I DHUROI VARËSEN/ Bora e gjeti mënyrën për t’ia kthyer surprizën Donaldit për përvjetor

Një nga momentet kulminante në “Big Brother VIP” ishte ai si sot një vit më parë, kur Donaldi i dhuroi Bora Zemanit varësen e tij nga shtëpia duke treguar se është përvjetori i tretë i lidhjes së tyre. Tashmë ka qenë vetë moderatorja që ia ka kthyer surprizën për përvjetor aktorit të humorit.

Mbrëmja e djeshme e gjeti atë në transmetin në “Dancing With the stars” dhe me të mbërritur mesnata, Bora i bën një kërkesë bashkë-prezantuesit të saj Eno Popit. “Eno jepi pak shpejt se ora është fiks 12, hyn data 5 dhe unë duhet të shkoj me dikë që kam aty pas, se kështu kemi një sebep”, tha Bora.