“NUK MË ZËVENDËSON DOT”/ Kejvina thumbon velinën e re të “Xing me Ermalin” – AlpeGossip
“NUK MË ZËVENDËSON DOT”/ Kejvina thumbon velinën e re të “Xing me Ermalin”

“NUK MË ZËVENDËSON DOT”/ Kejvina thumbon velinën e re të “Xing me Ermalin”

Në puntatën e kësaj të shtune në “Xing me Ermalin”, velina Kejvina Kthella njoftoi publikun se do të largohej nga emisioni në mes të sezonit, pasi diçka e bukur po e priste në Itali.

 “Dua të ndjek ëndrrat e mia. Diçka e bukur më pret në Milano. Do më shikoni shumë shpejt në një kanal të fuqishëm italian”, tha Kejvina, teksa Ermali i uroi fat dhe e falenderoi për momentet e kaluara së bashku dhe miqësinë e krijuar me njëri-tjetrin.

Pas largimit nga emisioni, Kejvina ka thumbuar në Instastory velinën e re që do t’i zërë vendin në “Xing me Ermalin”. Ajo ka deklaruar se veç specit të kuq me të cilin ka pozuar në foton e publikuar, askush tjetër nuk mund ta zëvendësojë në emision.

“Vetëm ky speci i kuq më zëvendëson mua tek “Xingu”- shkruan Kejvina në postim.