“ZEMRA IME ËSHTË E PLOTË…”/ Emina Çunmulaj mban premtimin dhe na emocionon të gjithëve me këtë VIDEO – AlpeGossip
“ZEMRA IME ËSHTË E PLOTË…”/ Emina Çunmulaj mban premtimin dhe na emocionon të gjithëve me këtë VIDEO

“ZEMRA IME ËSHTË E PLOTË…”/ Emina Çunmulaj mban premtimin dhe na emocionon të gjithëve me këtë VIDEO

Emina Çunmulaj është një ndër modelet më të njohura, fama e së cilës i ka tejkaluar kufinjtë shqiptarë. Përveç kësaj, bukuroshja shquhet për filantropinë e saj. Së fundmi, ajo ka ndihmuar për ndërtimin e një shtëpie për një familje në nevojë.

Në bashkëpunim me organizatën “Fundjavë Ndryshe”, Emina ka dhuruar donacionin bujar, nga i cili u bënë me shtëpi familja Poçi, të cilët jetonin në kushte të vështira ekonomike.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë modelja përmes një postimin në Instagram. Ajo ka ndarë me ndjekësit e saj një video ku vihen re dy momente: Ai kur Emina vizitoi për herë të parë këtë familje në nëvojë, dhe më pas momenti kur brenda kësaj jave anëtarëve të familjes Poçi iu dhuruan çelësat e shtëpisë së tyre të re.

“Fillime te reja. Zemra ime është e plotë kur shoh dhe e di që edhe një familje tjetër do të flejë në një vend të sigurt.
Çdo fëmijë kudo në botë meriton një shtëpi të sigurt dhe të rehatshme.
Faleminderit që më ndihmuat të realizoj ëndrrat në shumë familje në nevojë.
Faleminderit @arberhajdari & @fundjavendryshe që keni punuar kaq shumë për të ndihmuar popullin shqiptar. Njerëzimi është fuqia jonë më e fortë.
Ju lutem bashkohuni me mua për ta bërë këtë botë një vend më të mirë dhe më të sigurt për fëmijët, edhe nëse do të jetë një familje në një kohë”, ka shkruar Emina Çunmulaj në Instagram.

VIDEO