U LARGUA ME DËSHIRËN E SAJ NGA “LOVE STORY”/ Por cila është arsyeja që Enxhëll veshi fustanin e bardhë (FOTOT) – AlpeGossip
U LARGUA ME DËSHIRËN E SAJ NGA “LOVE STORY”/ Por cila është arsyeja që Enxhëll veshi fustanin e bardhë (FOTOT)

U LARGUA ME DËSHIRËN E SAJ NGA “LOVE STORY”/ Por cila është arsyeja që Enxhëll veshi fustanin e bardhë (FOTOT)

Një ndër vajzat më të preferuara të publikuat gjatë kohës që ishte protagoniste e formatit të dashurisë “Love Story” në Tv Klan, ishte Enxhëll. Para pak kohësh, ajo vendosi që të largohej nga programi. Siç duket, ajo u pendua për këtë veprim të saj, pasi kërkoi rikthimin në spektakël. Nga ana tjetër, Saimiri nuk ishte dakort që ajo të rikthehej dhe tha që kjo nuk do të ishtë gjëja e duhur pasi ishte larguar nga spektakli, duke bërë që Enxhëll të humbiste njëherë e mirë mundësinë përt’i fituar zemrën atij.

Nga ana tjetër, fituesja e zemrës së Samirit, Meri, asokohe bëri një deklaratë të forte ku tha se do të largohej nga spektakli nëse Saimiri pranon rikthimin e Enxhëllit. Kjo mund të ketë qenë një ndër arsyet pse Saimiri mori atë vendim.

Pavarësisht kësaj, Enxhëll ka fitur mijëra fansa dhe është mjaft aktive në rrjetet sociale, ku shpeshherë komunikon virtualisht me ndjekësit e saj. Ajo, së fundmi ka tërhequr vëmendjen teksa shihet veshur me një fustan nusërie. Fotoja është realizuar në qytetin e Gjirokastrës dhe në postimin e Enxhëll la marrë komente mjaft pozitive, mirëpo të shumtë kanë qenë ata që kanë dashur të dijnë arsyen pse ajo është bërë nuse. Mos vallë ka gjetur dashurinë e jetës apo është thjesht një set fotografik? Kjo mbetet për t’u parë…