“NUK I THEM JO MOZZIK”/ Pas largimit nga “On Records”, Kida i bën atë që s’pritej Met Elshanit – AlpeGossip
“NUK I THEM JO MOZZIK”/ Pas largimit nga “On Records”, Kida i bën atë që s’pritej Met Elshanit

“NUK I THEM JO MOZZIK”/ Pas largimit nga “On Records”, Kida i bën atë që s’pritej Met Elshanit

Një vit më parë bëri bujë në media largimi i Mozzik dhe Getinjos nga labeli i njohur On Records që menaxhohet nga Met Elshani.

Bujë të madhe bëri edhe sherri virtual mes dy vëllezërve dhe menaxherit të On Records, pas prishjes së kontratës nga dy djemtë me Met Elshanin. Ish-menaxheri i tyre e çoji çështjen deri në gjykatë dhe madje bllokoi për një periudhë edhe këngët e tyre në Youtube.

Pas kësaj nisme të menaxherit të gjithë pjestarët e grupit e hoqën Mozzik dhe Getinjon nga rrjetet sociale gjë që bëri të mendohej se marrëdhëniet e tyre ishin keq. Përjashtim bëri vetëm Kida.

 

E ftuar në emisionin “Pushime On Top”, Kida ka treguar se u largua nga labeli pasi i mbaroi kontrata. Kida u pyet nëse do të bënte në të ardhmen një këngën me Mozzik.

“Asnjëherë s’kam pas problem direkt dhe normalisht mund të bëhet një bashkëpunim. Të gjithë i kam shokë dhe kolegë të mirë”, tha Kida.

Mesa duket ky lajm nuk do t’i pëlqejë ish-menaxherit të saj Met Elshanit.