FANSAT REVOLTOHEN/ Një postim i Britney Spears për takat e saj mjaftoi që ndjekësit ti kundërviheshin – AlpeGossip
FANSAT REVOLTOHEN/ Një postim i Britney Spears për takat e saj mjaftoi që ndjekësit ti kundërviheshin

FANSAT REVOLTOHEN/ Një postim i Britney Spears për takat e saj mjaftoi që ndjekësit ti kundërviheshin

Ka mjaftuar fotografia e një palë këpucëve dhe një përshkrim nga Britney Speras, që të gjithë fansat t’i kthehen kundër këngëtares. Britney ka publikuar në ‘Instagram’ foton e një këpuce të ‘Christian Louboutin’ në ngjyrë jeshile dhe me material në lëkurë gjarpri. Bashkangjitur këtij imazhi, këngëtarja ka shkruar: “Katër vite më parë bleva takat e para me lëkurë gjarpri nga Christian Louboutin, të cilat kushtonin 6000 dollarë… PS. Nuk i kam veshur asnjëherë”.

Këtë gjë ndjekësit e saj nuk e kanë pritur mirë, sepse e kanë cilësuar si harxhim të kotë parash. “Britney, mendoj se nuk duhet të tregosh sa shumë paguan ti për gjërat. Po ti mund ta përballosh dhe është shumë në rregull, por kjo mund të jetë pak prekëse për ata që nuk kanë para dhe vuajnë çdo ditë”, komentoi dikush në postimin e këngëtares. Ndërsa ideja e shpenzimit të atyre parave për një kauzë të mirë mbizotëronte pothuajse në pjesën më të madhe të komenteve. Pjesa tjetër nuk ishin të mërzitur nga shpenzimi i parave, por nga fakti se ato këpucë ishin bërë me lëkurë kafshësh. Britney nuk është e para që përballet me të tilla komente në rrjete sociale nga ana e ndjekësve, por askush nuk e mendonte se një këpucë do të kthehej në një temë kaq të madhe diskutimi.