ZGJODHËN TË BIRËSOJNË FËMIJË/ Kush janë VIP-at që guxuan. Nga ish ministri tek… (FOTO) – AlpeGossip
ZGJODHËN TË BIRËSOJNË FËMIJË/ Kush janë VIP-at që guxuan. Nga ish ministri tek… (FOTO)

ZGJODHËN TË BIRËSOJNË FËMIJË/ Kush janë VIP-at që guxuan. Nga ish ministri tek… (FOTO)

Të pasurit e një fëmije konsiderohet si një nga bekimet më të mëdhaja në jetë.

Megjithatë jo në pak raste, disa èifte e kanë të pamundur të bëjnë fëmijë e ky problem zgjidhet pikërisht me birësimin e tyre.

Përveç problemeve të shumta shëndetësore që mund të ketë njëri nga partnerët i cili çon në pamundësinë për të bërë fëmijë, ka dhe arsye të tjera përsë mund të birësohet një i tillë.

Fatkeqësisht ka edhe nga ata prindër të cilët nuk ngurojnë ti braktisin fëmijët e tyre duke mbushur kështu jetimoret. Por nga ana tjetër e medaljes ka dhe nga ata të dhembshur të cilët pavarësisht se janë të aftë dhe kanë mundësi, zgjedhin edhe ti abortojnë ato.

AlpeNews.al ju njeh me rastet kur vipat shqiptarë kanë birësuar fëmijë:

Fjodora Fjora

Gazetarja e njohur birësoi një djalë të vogël të vogël nga “Shtëpia e Fëmijës” i cili quhet Alteo dhe tashmë është 5 vjeç. Fjodora zgjodhi ta birësonte atë pa atësi duke e rritur e vetme.

Vera Laçi 

Pas humbjes tragjike të djalit të saj në një aksident me motor, këngëtarja  e njohur e muzikës popullore vendosi të adoptojë një foshnjë 8 muajshe e cila sot është 5 vjeç.

Arben Ristani

Para disa kohësh  ish deputeti i Partisë Demokrati lajmëroi se ai dhe bashkëshortja e tij kishin birësuar një fëmijë i cili tani është 4 vjeç.

Besnik Mustafaj

Politikani i njohur së basghku me bashkëshorten e tij vendosën të birësonin një vogëlushe në “Shtëpinë e fëmijës” përmes birësimit të pjesshëm. Në fundjavë apo ditë festash ajo do qëndronte pranë tyre dhe nuk mund të birësohej plotësisht pa marrë miratim nga ata. Çifti shprehej se ndjenin mungesën e një vajze duke qenë se ishin prindër të dy djemve.

Përgatiti: AlpeNews.al