HODHI BISHTIN E CIGARES NË RRUGË/ Gruaja gjobitet me 100 paund – AlpeGossip
HODHI BISHTIN E CIGARES NË RRUGË/ Gruaja gjobitet me 100 paund

HODHI BISHTIN E CIGARES NË RRUGË/ Gruaja gjobitet me 100 paund

Një grua në Angli ka pohuar se është ndjekur për 15 minuta nga kujdestarët e rrugës sepse hodhi bishtin e cigares në rrugë.

Megjithëse insistoi se do e merrte nga toka, ajo u gjobit me 100 paund.

Gruaja që nuk pranoi të identifikohej tha për ‘Grimbsy Live’ se ajo u turpërua nga incidenti. Ajo shtoi se kujdestarët i thanë se mund të arrestohej nëse nuk jepte detaje për të marrë gjobën.

“Unë po ecja në rrugë kur hodha cigarën në tokë. Fillimisht u takova me këmbësorë që më thonin se do të gjobitesha. Më pas i thashë kujdestarëve se do e merrja cigaren, të cilët më thanë se kjo gjë nuk kishte më rëndësi pasi do e merrja sërish gjobën”, tha ajo.

Gruaja kujdestare i sqaroi se nuk do i kalonte Krishtlindjet me familjen nëse nuk do jepte detajet e saj.