“KËTË TEKST IA KAM DEDIKUAR BORËS”/ Donaldi flet për femrën që ka dashur më shumë gjithë jetën: U bë e vështirë… – AlpeGossip
“KËTË TEKST IA KAM DEDIKUAR BORËS”/ Donaldi flet për femrën që ka dashur më shumë gjithë jetën: U bë e vështirë…

“KËTË TEKST IA KAM DEDIKUAR BORËS”/ Donaldi flet për femrën që ka dashur më shumë gjithë jetën: U bë e vështirë…

Donald Veshaj dhe Bora Zemani kanë qenë gjatë gjithë kësaj kohe në qendër të vëmendjes së publikut.

Lidhja e tyre, më pas ndarja, ribashkimi dhe pranimi i dashurisë publikisht dhe në fund shkëputja e marrëdhënies së dashurisë i ka vendosur ata gjithmonë në qendër të vëmendjes.

Tani që Donaldi është bërë pjesë e “Big Brother VIP” kurioziteti i publikut dhe banorëve është tepër i madh për të ditur më shumë rreth shkaqeve që e çuan dyshen në ndarje dhe po ashtu raportin që ata kanë.

Në një bisedë me disa nga banorët, aktori i humorit ka treguar se Bora është femra që ka dashur më shumë gjithë jetën, si dhe ka rrëfyer se tekstin e këngës “Toxic love” e ka shkruajtur vetë si një dedikim për situatën e ndarjes me moderatoren.

Pjesë nga biseda:

Donaldi: Gjatë gjithë kohës ziheshim, kapeshim me gjëra pa lidhje… U bë e vështirë, por nuk është se u ndamë se nuk duheshim

Fifi: Po pra, jeni ndarë se ishte toksike

Semi: Janë shumë të njëjtë shpirt, janë fotokopje e njëri-tjetrit, thjesht njëri është çun e tjetri është gocë

Donaldi: Është femra që kam dashur më shumë gjithë jetën… Dy gjela në një shtëpi nuk rrijnë dot, është e pamundur

Fifi: Kur të dalësh nga këtu a mendon që ta takosh?

Donaldi: Nuk e di…

Kledi: Dy gela është e pamundur të rrijnë në shtëpi.. Por nëse është dashuri duhet me së s’bën që njëri të hapë krah

Semi: Ja ti (drejtuar Donaldit) e di këtë gjënë, pse nuk e hap krahun?

Donaldi: Për këtë situatën e ndarjes unë kam shkruajtur një tekst që e kam kënduar Elgiti, që nëse këto mund të na e nxjerrin do të ishte mirë që ta dëgjonit dhe ju, nëse Giti e ka nxjerrë

Semi: Këto ishin dy njerëz që sapo u takuan dukeshin sikur kishin një jetë që ishin njohur dhe direkt ishin shumë të dhënë pas njëri-tjetrit

Kledi: Unë vë bast që ti kur të dalësh nga këtu, jo vetëm që do lidhesh, por do të martohesh me Borën