Alban Skënderajn publiku e ka njohur që në moshë të re kur ishte vetëm 23 vjeç dhe konkurronte në “Top Fest” dhe “Zhurma show”. Megjithatë një foto më të hershme nga adoleshenca e tij, Albani na i ka zbuluar vetëm sot.
Këngëtari ka postuar në Instagram një foto në një moshë shumë të re dhe me pamjen që ka pasur atëherë thuajse nuk njihet.
“Kështu dilnin selfie-t ne vitet 90”, shkruan Albani teksa foto ka ngjallur komente të shumta.
Detaji që bie më në sy tek kjo foto e bërë në plazh janë baluket e fryra të këngëtarit.