U BËNË NËNA PËR HERË TË PARË/ Dy Oltat tregojnë ndryshimin më të ëmbël e më të hidhur që kanë pësuar pas lindjes – AlpeGossip
U BËNË NËNA PËR HERË TË PARË/ Dy Oltat tregojnë ndryshimin më të ëmbël e më të hidhur që kanë pësuar pas lindjes

U BËNË NËNA PËR HERË TË PARË/ Dy Oltat tregojnë ndryshimin më të ëmbël e më të hidhur që kanë pësuar pas lindjes

Në muajin Gusht aktorja bukuroshe Olta Gixhari u bë nënë për herë të parë. Olti solli në jetë një djalë, të cilin ajo dhe partneri e pagëzuan me emrin Amar. Olta nuk i ka kursyer fotot me Amarin duke na treguar çdo ditë jetën e saj si nënë e re dhe e përkushtuar. Por pas shtatzënisë, aktorja ka vënë re një ndryshim tek vetja. Çokollatat, të cilat dikur as nuk i konsumonte, tani i pëlqejnë shumë. Olta ka publikuar një video në InstaStory ku shihet duke ngrënë një çokollatë dhe shkruan: “Çokollatat vençe, unë as në shtatzëni s’i kam ngrënë”.

Postimi i Olta Gixharit, na kujtoi edhe këngëtaren Olta Boka, e cila pak ditë më parë vuri re të njëjtin ndryshim tek vetja. “Nuk kam qenë kurrë tip ëmbëlsirash. Me ditë t’i kisha në shtëpi dhe s’më shkonte ndërmend t’i haja. Por pas shtatzënisë tani i grij! Cfarë ka ndodhur me mua?”, shkruante Olta.

Dy Oltat mesa duket kanë pësuar ndryshimin më të ëmbël pas shtatzënisë, por edhe më të hidhur duke qenë se të gjithë e dimë se ëmbëlsirat janë të dëmshme.