SHERRI NË “PËRPUTHEN”/ Reagon Shqipja dhe mbron Sindin: Kush ngacmon më të vërtetën e emisionit ka punë me mua – AlpeGossip
SHERRI NË “PËRPUTHEN”/ Reagon Shqipja dhe mbron Sindin: Kush ngacmon më të vërtetën e emisionit ka punë me mua

SHERRI NË “PËRPUTHEN”/ Reagon Shqipja dhe mbron Sindin: Kush ngacmon më të vërtetën e emisionit ka punë me mua

Mbrëmjen e djeshme në spektaklin “Për’puthen” debati mes dy vajzave konkurrente, Melisës dhe Sindit degjeneroi në fyerje. Melisa pyeti Mevlanin: “Duke qenë se ti ke thënë se marrëdhëniet seksuale janë të rëndësishme për ty, pse zgjodhe të dalësh me një vajzë të virgjër?”. Kjo pyetje nuk u prit aspak mirë nga ana e Sindit, e cila e mori si një pyetje me tendencë dhe ofenduese. Dy vajzat filluan të debatonin ashpër me njëra-tjetrën dhe debati denigroi në ofendime.

Në bisedë e sipër Sindi i tha “unë do bëj seks me atë që e ndjej e jo me atë që më jep një kafe”. Pas kësaj deklarate, situata u irritua së tepërmi dhe Melisa preferoi të largohej nga studio. Ndërkohë konkurrentët u ndanë në dy pjesë, në ato që u pozicionuan pranë Sindit, e në ato që nxituan pas Melisës.

Pas këtij debati të fortë ka pasur edhe një reagim nga Shqipe Hysenaj, vajza që u përjashtua disa javë më parë nga emisioni. Ajo i ka dalë në mbrojtje Sindit, duke u shprehur se vajza në fjalë është më e vërteta në spektakël. Shqipja shprehet se Sindi tha diçka që dukej që në fillim dhe se vajzat e tjera që i shkuan pas Melisës janë fallco. Në fund ish-konkurrentja ka “kërcënuar” se kush merret me Sindin ka punë me të më vonë.

“Shpeshherë më bëni tag në disa skena dhe doni me këmbëngulje mendimin tim. E di që jam treguar shumë indiferente dhe nuk ju kam dhënë mendimin kur e keni dashur. Tashmë e keni kuptuar që jam e drejtpërdrejtë dhe ju pëlqejnë goditjet pa sponde. E vërteta djeg gjithmonë. Si në rastin e balonit që thashë unë, doli edhe në rastin e kafes që tha Sindi. Sindi tha diçka që tashmë dihej që në prezantimin e parë. Mos harrojmë që dielli duket që në lindje. Si në rastin e parë, ashtu dhe në rastin e dytë, çdokush që ka shkuar pas për të ngushëlluar vajzat është fallco.

Kush ngacmon më të vërtetën e emisionit (Sindin) ka punë me mua! Dhe me mua ta dini nuk dilni pa u lagur”, shkruan Shqipja.