“NË TIKTOK BËHET PROSTITUCION”/ Shqipe Hysenaj për Zhaklin Lekatarin: Gazetare që bën rolin e seksologes – AlpeGossip
“NË TIKTOK BËHET PROSTITUCION”/ Shqipe Hysenaj për Zhaklin Lekatarin: Gazetare që bën rolin e seksologes

“NË TIKTOK BËHET PROSTITUCION”/ Shqipe Hysenaj për Zhaklin Lekatarin: Gazetare që bën rolin e seksologes

Në ditët e sotme, mjafton të kesh rrjete sociale dhe të ndihesh ” Zot” për të shprehur mendimin tënd, që jo në pak raste kalon në ofendime, kërcënime dhe bullizim.

Një ndër rrjetet sociale ku ofendimet madje edhe shpërblehen me dhurata është “TikTok”-u. Persona të ndryshëm futen live dhe sfidojnë njëri-tjetrin me ofendime, kjo sjell të ardhura monetare nga personat që i ndjekin, të cilët mund të gjuajnë luanë, avionë, lule, që konvertohen në lekë.

Kjo temë u diskutua ditën e sotme në emisionin “Shqipëria Live” në Top Channel, ku u ngrit pyetja: “Çfarë po ndodh me të rinjtë?”.

E ftuar në studio ishte Shqipe Hysenaj, e cila e pranoi se në rrjetet e saj sociale ka ofenduar, por shton se ‘ua ka kthyer njerëzve me të njëjtën monedhë”

“E kam të ashpër gjuhën me disa persona të njohur. Zhaklina e ka merituar, ia kam kthyer me të njëjtën monedhë. Në momentin që Zhaklina flet pa e kuptuar konceptin ku unë doja të dilja. Gazetare që bën rolin e seksologes, është mendimi im.

Në momentin që ti bën të fortin në rrjetet sociale, të vjen tjetri në shtëpi dhe të ‘tërheq veshin’. Zhaklina mos të priste që unë të mos i thosha gjë. Brezi i ri ka nevojë të evoluojë, por jo përmes rrjeteve sociale dhe Zhaklinës”, tha Hysenaj.

Sipas saj, në “TikTok” bëhet prostitucion. “Ndoshta tani kanë ikur nga rruga dhe kanë shkuar në rrjetet sociale. Zhvishen, shesin trupin ë tyre përmes “TikTok” apo “Instagram”. Vajzat flasin më keq se sa meshkujt, kemi lajthitur fare. Lek dhe seks dhe jo edukatë”, tha Shqipja.