Einxhel Shkira dhe Dj Dagz shumë shpejt do të bëhen prindër për herë të parë. Fillimisht ata u munduan që ta mbanin të fshehtë shtatzëninë, edhe pse shpeshherë u përfol për të.
Por vetëm së fundmi, moderatorja e njohur dhe Dj Dagz, vendosën që ta konfirmonin publikisht përmes një video të publikuar në “Instagram”.
Menjëherë pas kësaj, çifti i formuar brenda “Big Brother Vip” organizuan një festë me të afërmit e tyre ku zbuluan edhe gjininë e fëmijës. Einxhel dhe Dagz do të bëhen me djalë.
Përgjatë kësaj periudhe postimet e Einxhel në “Instagram” i janë dedikuar shtatzënisë së saj. Së fundmi, moderatorja ka treguar me anë të një videoje si është të jetosh me dy djem.
“Njëri i bie barkut, tjetri shef anglez që luajnë poker. Jeta me dy çuna.”-ka shkruar Shkira krahas postimit.






![PASI DOLI PA TË BRENDSHME/ Ja si ndryshoi jeta e ish-banores së Big Brother pasi u zhvesh [FOTO]](https://gossip.alpenews.al/wp-content/uploads/sites/4/2018/10/banorja89086-400x254.jpg)








