Renato Mekolli i rikthehet televizionit me një program “gozhdues”! Të paktën kështu premton… – AlpeGossip
Renato Mekolli i rikthehet televizionit me një program “gozhdues”! Të paktën kështu premton…

Renato Mekolli i rikthehet televizionit me një program “gozhdues”! Të paktën kështu premton…

Renato Mekolli s’është i panjohur për televizionin. Pasi shërbeu si anëtar jurie në disa edicione të MasterChef Albania, chefi i njohur i kuzhinës do t’i rikthehet ekranit.

Mekolli rrëfeu për Bordo se projekti i tij më i ri është një reality show, i cili do të “gozhdojë publikun e gjerë.” Programi, sigurisht, ka lidhje me kuzhinën, por s’është si asnjë nga të ngjashmit.

Dihet vetëm se do të nisë transmetimin në shtator. Televizioni nuk është vendosur ende, por po bisedohet me dy prej më të ndjekurve në vend.