Erla Mëhilli njihet si një nga figurat më të rëndësishme në politike, sidomos në rolin e këshilltares së ish-kryeministrit Berisha. Ditën e sotme, ajo zbuloi me anë të një “InstaStory” se ka sjellë në jetë djalin e saj të dytë. Sipas “Syri.net” emri që Erla dhe familjarët e saj kanë zgjedhur për pjesëtarin e ri të familjes është Bind.
Ky emër është personifikim i Perëndisë Ilire dhe ujërave Bind, duke e shtuar politikanen e njohur në grupin e personazheve publikë shqiptarë që kanë zgjedhur emra shqip për fëmijët e tyre.