E BIJA KA DITËLINDJEN/ Rudina Dembacaj e uron me fjalët emocionuese (FOTO) - AlpeGossip
E BIJA KA DITËLINDJEN/ Rudina Dembacaj e uron me fjalët emocionuese (FOTO)

E BIJA KA DITËLINDJEN/ Rudina Dembacaj e uron me fjalët emocionuese (FOTO)

Si sot dy vite më parë aktorja dhe moderatorja, Rudina Dembacaj u bë nënë për herë të parë. Në jetë erdhi vogëlushja e saj Viktorian, e cila sot feston ditëlindjen e saj. Në këtë ditë të veçantë për Vktorian, Rudina është kujdesur që ta urojë publikisht në ‘Instagram-in’ e saj me fjalë të ëmbla.
”Sot, 2 vjeç e vogla ime. Nuk e harroj herën e parë kur të dëgjova zërin, pashë fytyrën, e të ndjeva aromën. Që atë ditë ti je shplodhja e fryma ime. Të bekoftë Zoti bija ime, Unë ‘vdes’ për ty”, shkruan ajo krahas fotos së vogëlushes.

Vitin e kaluar, në ditëlindjen e parë të Viktorias, aktorja bëri publike videon emocionuese nga salla e lindjes.