Si rrallëherë Vera Grabocka poston FOTO me vajzën e saj Lindën: Lumturia ime… – AlpeGossip
Si rrallëherë Vera Grabocka poston FOTO me vajzën e saj Lindën: Lumturia ime…

Si rrallëherë Vera Grabocka poston FOTO me vajzën e saj Lindën: Lumturia ime…

Vera Grabocka është një ndër femrat më të suksesshme në Shqipëri, e cila ka nënshkruar historinë e suksesit në televizion. Edhe pse është e rezervuar kur vjen puna tek jeta private, dihet tashmë që Vera Grabocka dhe Timo Flloko kanë një vajzë të cilën e quajnë Linda. Linda nuk është e përfshirë në botën e televizionit dhe prej vitesh jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës me bashkëshortin izraelit dhe dy djemtë. Por Linda është gjithmonë e pranishme pranë prindërve.

Këtë herë mesa duket ka shkuar Vera tek vajza e saj në Amerikë. Producentja e njohur ka postuar si rrallëherë një foto me vajzën e saj, ku të dyja shfaqen me fustan të kuq dhe shumë të lumtura. “Buzëqeshja e saj, lumturia ime” , ka shkruar Vera Grabocka përbri fotos.


Në këtë rast vlen shumë shprehja “Bëmë mama të të ngjaj”