MORI FUND PA U ZYRTARIZUAR MIRË/ Çifti i famshëm ndahet pas 2 vitesh lidhjeje (FOTO) – AlpeGossip
MORI FUND PA U ZYRTARIZUAR MIRË/ Çifti i famshëm ndahet pas 2 vitesh lidhjeje (FOTO)

MORI FUND PA U ZYRTARIZUAR MIRË/ Çifti i famshëm ndahet pas 2 vitesh lidhjeje (FOTO)

Chris Martin dhe Dakota Johnson janë ndarë pas gati dy vitesh lidhjeje.

Vokalisti i Coldplay, 42 vjeç, thuhet se u ka thënë shokëve të tij se është sërish beqar pasi i dha fund marrëdhënies me aktoren amerikane, 29 vjeç, muajin e kaluar.

“Flitej për një fejesë, por tani ai thotë se i kanë ndarë rrugën nga njëri-tjetri, gjë që ka ardhur si një surprizë e vërtetë për të gjithë”, thotë një burim për “The Sun”.

“Chris dhe Dakota shkonin me njëri-tjetrin dhe dukeshin shumë të lumtur së bashku”.

Ata u panë për herë të parë së bashku në mes të tetorit 2017, raporton “People”.

Dakota madje ka takuar ish-bashkëshorten e Chris-it, Gwyneth Paltrow dhe fëmijët e tyre Apple, 14, dhe Moses, 12.

Paltrow dhe Johnson dukeshin shumë të afërta me njëra-tjetrën, sa mund të thoje që njiheshin prej kohësh.

Por duket se gjërat nuk shkuan ashtu siç duhej dhe lidhja mori fund pa u zyrtarizuar mirë!