Një gotë kos në ditë ndihmon në sëmundjet e astmës, artritit, obezitetit dhe zemrës – AlpeGossip
Një gotë kos në ditë ndihmon në sëmundjet e astmës, artritit, obezitetit dhe zemrës

Një gotë kos në ditë ndihmon në sëmundjet e astmës, artritit, obezitetit dhe zemrës

Të konsumosh një gotë kos në ditë para se të ushqehesh me ushqime të skuqura, mund të ndihmojë në shmangien e rrezikut nga yndyrnat e larta. Këtë mendojnë ekspertët, shkruan The Sun.

Ata thonë gjithashtu se një gotë kos në ditë, me përqindje të ulët yndyre, mund të ndihmojë në përmirësimin e sëmundjes së artritit dhe astmës.

Mëngjesi i preferuar, thonë ekspertët, është ai ku njerëzit nuk e nisin ditën me qetësues si aspirina, apo naproxen, të cilat japin edhe efekte anësore.

Çelësi i kësaj është aftësia e kosit për të qetësuar inflamacionet kronike, ku trupi sulmon vetveten, zbuluan shkencëtarët amerikanë.

Ky proces lidhet me artritin, astmën, sëmundjet inflamatore të zorrëve, obezitetin, sindromat e metabolizmit, sëmundjet kardiovaskulare dhe sëmundje të tjera kronike.

Vullnetarëve iu dha nga një gotë kos me nivel të ulët yndyre para se të konsumonin një mëngjes me plot 900 kalori.

U vu re se ata patën nivel më të ulët inflamator në gjakun e tyre se ata që nuk knsumuan kos para mëngjesit të bollshëm.

Zbulimet e reja, të publikuara në Revistën e Ushqimeve, tregojnë se kosi, mund të ulë inflamacionin e rrezikshëm dhe mund të jenë zëvendësues shumë të mirë të disa ilaçeve si: aspirina, naproxeni dhe hydrocortisoni, për pacientë të cilët kanë dhimbje kronike.