Jo rrallëherë ndodh që bukuroshet e ekranit të shfaqen në daljet e tyre me të njëjtat veshje dhe përmes fotove në rrjete sociale nuk “shpëtojnë” dot kollaj.
Kështu ka ndodhur edhe me Xhemi Shehun dhe Arta Elezajn të cilat në emisionet përkatëse kanë zgjedhur të veshin një “jumpsuit” të zi dhe elegant i cili u nxjerr format trupore në pah.
Edhe pse aktorja e njohur kosovare Arta e veshi e para, sërish të dyja ngjajnë për mrekulli.