“KUJT PO I HAN” NJË “DISS” PËR NOIZYN? Enca zbulon të vërtetën: Më vjen… (FOTO) – AlpeGossip
“KUJT PO I HAN” NJË “DISS” PËR NOIZYN? Enca zbulon të vërtetën: Më vjen… (FOTO)

“KUJT PO I HAN” NJË “DISS” PËR NOIZYN? Enca zbulon të vërtetën: Më vjen… (FOTO)

Sherri mes këngëtares Enca Haxhia dhe reperit Noizy është komentuar gjatë nga mediat rozë. Të dy ata kanë bërë postime herë pas here për njëri-tjetrin me tone ironizuese ç’ka tregon se inati mes tyre vazhdon të jetë po njëlloj.

Mbrëmjen e djeshme Enca ishte e ftuar sot në emisionin “Ndrrimi i natës” në Klan Kosova ku gjatë intervistës ka folur për herë të parë për sherrin e bujshëm me Noizyn si dhe u pyet nga Alaudini nëse kënga “Kujt po i han” ishte diss për reperin, por ajo e mohoi këtë.

“Kujt po i han nuk ishte diçka direkte për askënd. Por në momentin që dikush e merr kaq personalisht dhe është personi i parë që poston diçka menjëherë sapo del kënga, mua sinqerisht mu bë qejfi. Më vjen mirë që vazhdon të më përcjellë dhe jam e sigurt që vazhdon të më përcjellë me të njëjtin admirim. Duke qenë baba, duke qenë partner i dikujt, duke qenë një personazh kaq i madh për këtë popull, në momentin që ti nuk respekton një femër, ti nuk bën vetëm një veprim tëndin personal, por ti i tregon të gjithëve se është ok ta bësh këtë dhe nuk është fare ok.”, tha Enca.