Incidenti epik në skenë! Beyonce mbetet e varur në shkallë derisa dikush e shpëtoi – AlpeGossip
Incidenti epik në skenë! Beyonce mbetet e varur në shkallë derisa dikush e shpëtoi

Incidenti epik në skenë! Beyonce mbetet e varur në shkallë derisa dikush e shpëtoi

Ditën e shtunë Beyonce dhe bashkëshorti i saj Jay-Z mbërritën në Varshavë, Poloni, për të qenë pjesë e koncertit të organizuar në kuadër të turneut “On The Run II”.

Gjithçka shkoi shumë mirë deri në momentin që po bëheshin gati për në skenë.

Në të vërtetët para koncertit kishte disa probleme teknike dhe në një moment ylli botëror u gjend në një situatë të pakëndshme. Teksa po bëheshin provat për skenën fluturuese që do të improvizohej gjatë performancës, ajo nuk funksionoi dhe Beyonce ngeli e bllokuar.

 

Këngëtarja u gjend në siklet teksa rrotullohej sa në një anë në tjetrën dhe ëshët dashur ndërhyrja e stafit teknik për ta ndihmuar që të zbriste nga shkallët fluturuese dhe të mos pësonte ndonjë lëndim.

Një fans i Beyonce-s e kuptoi menjëherë situatën në të cilën u gjend këngëtarja dhe e filmoi për të hedhur më pas në Youtube, por që tashmë rezulton se është fshirë.

Mirëpo tashmë ky moment është fiksuar dhe fotot e Beyonce-s teksa përpiqet të shpëtojë nga shkallët fluturuese, po bëjnë xhiron e rrjetit.

Kujtojmë që këtë turne këngëtarja po e shijon në maksimum dhe gjatë gjithë kohës ajo është shfaqur e shoqëruar nga bashkëshorti dhe tre fëmijët e tyre.