‘’Më ke zhgënjyer’’, babai i Aulona Mustës HABIT të bijën në mes të emisionit – AlpeGossip
‘’Më ke zhgënjyer’’, babai i Aulona Mustës HABIT të bijën në mes të emisionit

‘’Më ke zhgënjyer’’, babai i Aulona Mustës HABIT të bijën në mes të emisionit

Mbrëmjen e djeshme në emisionin “Top Arena” ka qenë e ftuar moderatorja e njohur Aulona Musta së bashku me babain e saj, ish portierin legjendar të skuadrës së ‘Partizanit’, Perlat Musta. Asaj iu dha mundësia që të intervistonte në emision babain dhe për një moment zuri vendin e Fjoralbës dhe i drejtoi të atit disa pyetje.

Aulona përveç futbollit e pyeti babain e saj edhe për jetën e tyre personale. Ajo e pyet Perlat Mustën se nëse e ka zhgënjyer ndonjëherë dhe përgjigja e tij e ka habitur moderatoren.

“Po, më ke zhgënjyer njëherë. Kur as më njihje e as të njihja. Kjo sepse para se ti të vije në jetë unë dëshiroja të lindje djalë”, ka thënë portieri legjendar i Partizanit.

Ky moment ishte shumë emocionues për të dy dhe në atë çastë babi i saj shtoi se është shumë krenar për të bijën.