“DUKESH SI BURRË”/ Ja si ja kthen Adrola Dushi ndjekëses: Puna ime kërkon…. (FOTOT) – AlpeGossip
“DUKESH SI BURRË”/ Ja si ja kthen Adrola Dushi ndjekëses: Puna ime kërkon…. (FOTOT)

“DUKESH SI BURRË”/ Ja si ja kthen Adrola Dushi ndjekëses: Puna ime kërkon…. (FOTOT)

Një nga kostot e të qenurit figurë publike është edhe fakti se duhet të përballesh me mendime të shumta e shpesh ofenduese.

E sidomos, vitet e fundit, ku duke qenë se interaktiviteti në rrjetet sociale është i lartë, shpesh jemi dëshmitarë se si njerëz të ndryshëm marrin të drejtën të komentojnë e fyejnë, pa marrë parasysh se çfarë mund të shkaktojë qoftë edhe një emoji. Mirëpo mesazhi i çdo fabule të tillë është që gjithmonë mendimet e të tjerve, sidomos atyre që nuk të njohin, nuk duhet të merren për bazë.

Disa personazhe zgjedhin tu kundërpërgjigjen me të njëjtën monedhë, të tjerë i marrin me sportivitet. Te grupi i dytë duket se bën pjesë edhe Adrola.

Mbrëmjen e sotme modelja e njohur ka ndarë një video në Instagram, ku shfaqet pak ekstravagante me makeup-in e saj.

Mirëpo një fans i ka shkruar se duket si burrë. Ky koment duket se i ka rënë në sy edhe Adrolës, e cila i ka komentuar me disa emoji duke qeshur me lot.

Biseda mes tyre ka vijuar më tej, pasi komentuesi i ka shkruar se është shumë e bukur por e tepron me makeup-in. Mirëpo, modelja ka shpjeguar se puna e saj kërkon makeup-e e transformime të ndryshme për t’iu përshtatur konceptit që është vendosur.

Kështu, pra! Mos komentoni pa u menduar dy herë!