“I KE BËRË KËNGË ISH-IT”/ Sara Hoxha i zbulon Yll Limanit ‘sekretet’ e këngës së re (VIDEO) – AlpeGossip
“I KE BËRË KËNGË ISH-IT”/ Sara Hoxha i zbulon Yll Limanit ‘sekretet’ e këngës së re (VIDEO)

“I KE BËRË KËNGË ISH-IT”/ Sara Hoxha i zbulon Yll Limanit ‘sekretet’ e këngës së re (VIDEO)

Pas shumë dedikimesh të ndjera dashurie e ndarjesh, Yll Limani këtë herë vendosi të tregohej shumë i qartë me ish-in e tij. “Asnjë këngë nuk është për ty”- thotë ai në refrenin e projektit të fundit muzikor, drejtuar ish-partneres që mund të mendojë se ai i ka dedikuar këngë.

Partnerja e Ledri Vulës, Sara Hoxha, gëzon një raport shumë të mirë me Yllin dhe ‘e ka ngacmuar’ ditën e sotme rreth këngës me titull “9” teksa ndodhen të dy në palestër.

“Pse i kishe bërë një super këngë ex-it? Shumë këngë e bukur. Për të të dhembur shpirti. Kurrë s’ke vuajtur për të.”- i thotë ajo Yllit.

“Se e ka merituar të mos ma ndjejë për të. Kam vuajtur pak.”- i përgjigjet me humor Ylli.

Nëse pyesni se kush ka qenë e dashura e fundit e artistit apo një nga lidhjet që ai ka patur, nuk do merrni asnjë përgjigje. Kjo pasi artisti është shumë hermetik rreth jetës private dhe ka zgjedhur ta mbajë atë larg syrit të publikut. Ndonëse polemikat që janë shuar shumë shpejt nuk kanë munguar.

Vetë Ylli i pyetur para pak javës në një intervistë për jetën e tij personale, deklaroi se përveçse është i turpshëm, njerëzit janë të lidhur emocionalisht me këngët e tij dhe nuk do që jeta e tij personale të përzihet me atë profesionale.

VIDEO

VIDEO