Ka afro 900 milionë dollarë, por udhëton me klasin B – VIDEO – AlpeGossip
Ka afro 900 milionë dollarë, por udhëton me klasin B – VIDEO

Ka afro 900 milionë dollarë, por udhëton me klasin B – VIDEO

Paul McCartney ka një pasuri prej afro 900 milionë dollarë, por legjenda e The Beatles duket se është edhe një kursimtar i madh. 75-vjeçari është filmuar një ditë më parë teksa po udhëtonte me tren.

 

Por ndryshe nga sa mund të mendohet, ai nuk ka zgjedhur të udhëtojë me klasin e parë, por ka blerë një biletë të klasit të dytë.

I veshur elegant me një kostum dhe këmishë të bardhë, këngëtari më i famshëm britanik, qëndronte i qetë në sediljen e tij sikur të udhëtonte në këtë linjë për të disatën herë pavarësisht reagimeve të njerëzve të habitur që e shikonin në të njëjtin vagon me ta.