Parajsë! Afërdita Dreshaj zbulon pamjet përrallore nga muaji i mjaltit (VIDEO) – AlpeGossip
Parajsë! Afërdita Dreshaj zbulon pamjet përrallore nga muaji i mjaltit (VIDEO)

Parajsë! Afërdita Dreshaj zbulon pamjet përrallore nga muaji i mjaltit (VIDEO)

Këngëtarja Afërdita Dreshaj dhe sportisti çek Jakub Kindl më 29 qershor kurorëzuan me martesë historinë e tyre të dashurisë. Një dasmë madhështore ku të pranishëm ishin shumë miq dhe familjarë të çiftit.

Pas përfundimit të dasmës Afërdita u surprizua nga bashkëshorti i saj duke u nisur menjëherë për muajin e mjaltit në një destinacion surprizë. Këngëtarja shqiptare dhe sportisti çek u nisën drejt ishujve Karaibe, më konkretisht në Saint Lucia për të kaluar muajin e tyre të mjaltit.

Afërdita ka ndarë me fansat e saj në Instagram edhe pamjet e para nga muaji i saj përrallor i mjaltit. Ata ndodhen në resortin luksoz Jade Mountain, i cili rrethohet nga një pamje mbresëlënëse.

Nga video-t e postuara nga Afërdita në Instastory shohim se para tyre ndërthuret pamja përrallore e detit dhe malit. Madje ata kanë edhe një pishinë personale në dhomën e tyre.

Bashkëshorti i Afërditës na tregoi se është shumë detajist pasi çdo gjë është shumë e menduar. Që nga krevati i zbukuruar me petalet, dhe deri tek dedikimet personale.