“JAM KRENARE…”/ 31 orë udhëtim dhe emocione, Vesa Luma shkel më në fund Shqipërinë pas 2 vitesh – AlpeGossip
“JAM KRENARE…”/ 31 orë udhëtim dhe emocione, Vesa Luma shkel më në fund Shqipërinë pas 2 vitesh

“JAM KRENARE…”/ 31 orë udhëtim dhe emocione, Vesa Luma shkel më në fund Shqipërinë pas 2 vitesh

Pas 2 vitesh të gjata pritje, të mbushura me shumë mall, Vesa Luma ka mbërritur më në fund në Shqipëri. Ajo u nis në një udhëtim prej 31 orësh së bashku me djalin, Lianin, nga Zelanda e Re drejt Tiranës.

Këngëtarja ka treguar se gjatë 12 orëshit të parë të udhëtimit ka hidratuar lëkurën bashkë me Lianin për t’u relaksuar dhe për të marrë me qetësi rrugën e gjatë. Ajo ka publikuar dhe një foto të Lianit dhe ka treguar se i vogli e ka përballuar udhëtimin në formën më të mirë të mundshme.

22 orë më vonë. I vogli im është shumë i fortë. Jam shumë krenare për ty Lian”, shkruan ajo përkrah fotos së vogëlushit.

Më pas ata të dy janë përballur me ndryshimin drastik të temperaturave duke kaluar në -1 gradë celsius në të ngrohtin ekstrem që ka përfshirë një pjesë të madhe të vendeve këto kohë.

Me të mbërritur në Shqipëri ajo ka publikuar një video nga dritarja e avionit, ku shprehet e emocionuar që më në fund shkel në vendin e saj pas dy viteve.

Nuk mund ta besoj, kanë kaluar 2 vite”, shkuran Vesa e përlotur.

Ajo nuk ka lënë rast pa treguar se e ndjen në maksimum mungesën e Shqipërisë, Kosovës dhe miqve e familjarëve të saj. Megjithatë e rëndësishme është që aktualisht ndodhet në atdhe dhe mund të takohet e ç’mallet me të gjithë.