Një baba i veshur me pantallona të shkurtra dhe një këmishë u kap në kamera dje duke shtrënguar birrën në dorë dhe duke u përpjekur për të shpëtuar qentë e tij nga një kangur gjigant.

Vajza e tij Bree Tuohey, e cila dëgjohet duke qeshur në sfond, ka postuar videon në Facebook-in e saj personale dhe në më pak se një ditë filmimi ka qenë më i klikuari dhe shpërndari në rrjetet sociale.

Në video, Bree mund të dëgjohet duke qeshur me babain e saj Daniel dhe duke e paralajmëruar se kanguri po vjen përpara se kafsha e madhe të fillojë të godasë në drejtim të tij në gjoks.