ME SIGURI NUK E DINIT/ 5 raste kur ju vjen në ndihmë bima Aloe Vera – AlpeGossip
ME SIGURI NUK E DINIT/ 5 raste kur ju vjen në ndihmë bima Aloe Vera

ME SIGURI NUK E DINIT/ 5 raste kur ju vjen në ndihmë bima Aloe Vera

Aloe Vera është një ndër bimët me më shumë efekte kuruese. Ndoshta këtë nuk e keni ditur më herët, por sot po ju tregojmë disa nga rastet kur Aloe Vera ju vjen në ndihmë.

Rritja e flokëve: Keni nevojë që flokët tuaj të rriten të shëndetshëm? Enzimat përbërëse të Aloe Verës ju ndihmojnë për balancimin e pehashit në kokë dhe çojnë drejt një rritje shumë të mirë të flokëve tuaj.

Rregullon lëkurën gjatë dëmtimit të qelizave: Në stinën e dimrit ndodh shpesh që të shkatërrohen qelizat e lëkurës duke u dëmtuar ose me anë të plagëve të ndryshme që shfaqen në trup, Aloe Vera i nivelin e trimboksanës, lëndës që shihet si shkaktarja e dëmit.

Shkëlqimi i lëkurës: Keni nevojë që të dukeni sa më të reja? Shumë minerale që ju ndihmojnë për këtë fakt, ndodhet te bima e Aloe Verës. Bakri, kromi, magnezi, fosfori, natriumi ju ndihmojnë që pas përdorimit në lëkurën tuaj të reflektohet shkëlqimi i shumëpritur.

Parandalimi i disa sëmundjeve: Aloe Vera ndihmon në parandalimin e disa sëmundjeve siç është kanceri, sepse përmban nivele të larta të antioksidantëve, të cilët luftojnë shumë molekula të dëmshme në trupin tonë.

Redukton sheqerin në gjak: Në qoftë se jeni i prekur nga diabeti, rekomandohet menjëherë përdorimi i kësaj bime, pasi pakëson nivelin e sheqerit në gjak. Për shembull mund ta përdorni, në formën e një pije ose në ushqime.