Aktorja e famshme italiane që denoncoi Weinstein akuzohet për sulm seksual – AlpeGossip
Aktorja e famshme italiane që denoncoi Weinstein akuzohet për sulm seksual

Aktorja e famshme italiane që denoncoi Weinstein akuzohet për sulm seksual

Aktorja italiane, një figurë e shquar e “Me Too”, i ka paguar 380,000 dollarë dëmshpërblim aktorit amerikan Jimmy Bennett. Sulmi seksual ka ndodhur në një hotel në Kaliforni në vitin 2013, kur ai ishte 17 vjeç.

Asia Argento ka paguar 380,000 dollarë amerikanë për aktorin amerikan Jimmy Bennett, i cili pretendon të ketë qenë viktimë e “sulmit seksual” nga aktorja italiane në vitin 2013, kur ishte 17 vjeç.

Kjo është raportuar nga NYT, duke cituar dokumente të marra nga një burim i paidentifikuar. Argento, një figurë e shquar në lëvizjen “Me Too”, ishte ndër të parët që denoncoi dhunën seksuale të kryer nga prodhuesi amerikan Harvey Weinstein.

Sulmi, sipas Bennett, ka ndodhur në një dhomë hoteli në Kaliforni. Të dy luajtën në një film të vitit 2004 me titull “The Heart Is Deceitful Above All Things”, në të cilën Silver luajti rolin e nënës prostitute të aktorit të ri.

Sipas avokatëve të të riut, ishte “sulmi seksual” që e traumatizoi atë, duke vënë në rrezik shëndetin e tij mendor.

Në ankesën e tyre, avokatët kërkuan një dëmshpërblim prej 3.5 milion dollarësh për ” dëmin emocional të shkaktuar qëllimisht dhe humbje të pagave si pasojë e sulmit seksual”.

New York Times raportoi se kishte marrë  dokumente gjyqësore që përfshinin një selfie në shtrat të dy aktorëve dhe se kishte tentuar vazhdimisht për të marrë një koment nga aktorja Asia Argento apo përfaqësuesit e saj, por pa sukses.

Sipas gazetës amerikane, marrëveshja përfundoi prillin e kaluar.

Tre persona të cilët janë të njohur me rastin, thanë se dokumentet ishin autentike, shkruan gazeta.