“DERI SA TË KEM FUQI, UNË…”/ Pas ngjarjes së rëndë në Pejë, Getinjo i bën premtimin e ndjerë nënës së tij – AlpeGossip
“DERI SA TË KEM FUQI, UNË…”/ Pas ngjarjes së rëndë në Pejë, Getinjo i bën premtimin e ndjerë nënës së tij

“DERI SA TË KEM FUQI, UNË…”/ Pas ngjarjes së rëndë në Pejë, Getinjo i bën premtimin e ndjerë nënës së tij

Pamjet e rënda të shpërndara në media ku tregonin infermieren teksa i mbante duart të moshuarës dhe e dhunonte në fytyrë, ndërsa disa vajza të tjera qeshnin, e njëra prej tyre filmonte, kanë tronditur mbarë opinionin publik.

Publikimi i videos ka nxitur reagime të ashpra nga emra të njohur për publikun. Një ndër ta ishte dhe reperi i njohur Getoar Aliu ose ndryshe i njohur si Getinjo.

Fillimisht reperi reagoi në rrjetet sociale nëpërmjet një postmi në InstaStory, ku shprehej se dhuna nuk ka gjini.

“A po e kuptoni që dhuna nuk ka gjini??? More Zoti na don shumë se duhet të na zhdukë të gjithëve! Ajo plakë në video e cila u dhunua, është nëna e një dëshmori që ka dhënë jetën për këtë tokë! Çfarë shoqërie jemi që në praninë tonë dhunohet një grua e vjetër ndoshta e sëmurë edhe qeshim edhe e bëjmë record me telefon!!! Turp po më vjen që jam njeri! “- shkruan ai.

Më tej, Getinjo ka publikuar dhe një foto ku shfaqet krahë nënës së tij dhe i bën premtimin e ndjerë:

“Derisa të kem fuqi edhe të marr frymë, kam me të ruajtë më shumë se sytë e mi! S’ka njeri të gjallë që ngre dorë mbi ty. Secila nënë mërzitet sot me atë video! Ishalla e keni shëndetin. Nëna është drita e syve! Atë ditë që e lë mbas dore dije që je verbuar. ”