DO NDIHENI KOMODE DHE BUKUR/ 5 xhaketat që do t’ju ndihmojnë të kaloni motin e paqëndrueshëm – AlpeGossip
DO NDIHENI KOMODE DHE BUKUR/ 5 xhaketat që do t’ju ndihmojnë të kaloni motin e paqëndrueshëm

DO NDIHENI KOMODE DHE BUKUR/ 5 xhaketat që do t’ju ndihmojnë të kaloni motin e paqëndrueshëm

Megjithëse vera duket sikur është shumë pranë, pranvera sapo ka filluar dhe është pikërisht ky moment kur fillojmë dhe stresohemi për veshjet pasi është e vështirë të gjejmë atë idealen. Ne të gjithë I njohim ditët kur mëngjesi është I ftohtë, dreka shumë e nxehtë dhe darka e freskët. Në vend që të merrni xhupin dh eta mbani në dorë gjithë kohës më mirë zgjidhni një nga këto xhaketat që shihni më poshtë. Do të jeni në linjë me tendencat e fundit dhe në asnjë moment nuk do të ndiheni në siklet për shkak të motit  të paqëndrueshëm.

Imagjinoni këtë xhaketë me xhinse! Do të dukeni klasikë por dhe komodë njëkohësisht. Nëse do t’ju duhet të shkoni nga puna në një lokal me shoqërinë vetëm kjo xhaketë do të bëjë ndryshimin.

Ndërsa ky xhup i hollë është ideal për ato ditë në të cilat është e sigurte që në drekë do të fillojë një shi I lehtë e më pas koha do të hapet sërish. Ditët e fundit në Tiranë kanë qenë pikërisht kështu.

Pardesyja ideale: jo e gjatë  siç jemi mësuar ta shohim gjithnjë por një model pak më modern dhe më të thjeshtë për tu mbajtur me vete.

E nëse ai shiu i papritur ju kap në mes të rrugës kjo xhaketë ideale për këtë kohë do t’ju shpëtojë.

Një pardesy klasike, jo shumë e rëndë dhe me një ngjyrë të veçantë që do t’ju bëjë të dukeni të veçantë gjithnjë.