“DUAJE FORT ISH-BASHKËSHORTIN”/ Rudina zbulon sekretin e raportit me Aleksin (FOTO) – AlpeGossip
“DUAJE FORT ISH-BASHKËSHORTIN”/ Rudina zbulon sekretin e raportit me Aleksin (FOTO)

“DUAJE FORT ISH-BASHKËSHORTIN”/ Rudina zbulon sekretin e raportit me Aleksin (FOTO)

Pas ndarjes, Rudina Dembacaj dhe ish-bashkëshorti, Aleksandër Varfaj kanë ruajtur marrëdhënie shumë të mirë me njëri-tjetrin. Ata takohen dhe flasin shpesh për hir të vajzës së tyre, Viktorias.

Së fundmi, Rudina ka realizuar një bisedë virtuale me ndjekësit dhe një prej tyre e ka pyetur se si i ka ruajtur këto raporte kaq të mira.

“Cili është sekreti që ke marrëdhënie të mirë me ish-partnerin?”, i ka shkruar ndjekësi.

“Të flasësh hapur dhe gjithmonë në të mirë të fëmijës! Me pak fjalë: Ta duash fort, sepse mrekullinë më të madhe të jetës (fëmijën) e keni të përbashkët. Kush bën ndryshe thjesht tregon që është njeri i dobët, ose thënë ndryshe, njeri vari lesht. Faleminderit!”, ka treguar ajo.