Moderatorja dhe aktorja Rudina Dembacaj ka realizuar së fundmi një bisedë virtuale me ndjekësit në Instastory, ku sigurisht nuk kanë munguar komentet e tyre rreth Markut.
“I ndërron burrat si çorapet, a e ke gjetur të rradhës tani?”, i ka shkruar një ndër ndjekësit. Moderatorja e ka “plasur” me përgjigjen duke u shprehur se është shumë e lumtur me Markun.
“Jo! Hë për hë jam shumë e lumtur”, ka replikuar ajo.