E PABESUESHME APO JO? Sllovenia inauguron çezmën e parë publike të birrës në rrugë - AlpeGossip
E PABESUESHME APO JO? Sllovenia inauguron çezmën e parë publike të birrës në rrugë

E PABESUESHME APO JO? Sllovenia inauguron çezmën e parë publike të birrës në rrugë

Sllovenia është vendi i parë që ka marrë iniciativën për të hapur një çezmë publike birre dhe jo uji. E pabesueshme, apo jo?

Ekzaktësisht në qytetin e Zalec, një orë larg kryeqytetit slloven, Ljubjana, ky projekt historik u finalizua.

Një projekt i tillë nuk do jetë i lejueshëm për njerëzit që kanë probleme me alkoolin, pasi kjo ide shoqërohet me një sërë normash.

Aty gjendet edhe “Savinja Low Valley”,  apo siç njihet ndryshe, lugina e floririt të gjelbër, për plantacionet  e shtumta të lupolës, përbërësi kyç i përgatitjes së birrës.

Vizitorët që duan të vizitojnë çezmën e birrës duhet të paguajnë 6 euro në këmbim edhe të një krikëlle kujtim dhe një bilete për të mbushur 3 gota birrë, të cilat mund t’i konsumojnë kur të duan gjatë turnout.

Duket një projekt i thjeshtë, por ka dashur investimin e 350.000 eurove dhe është aprovuar nga Këshilli bashkiak.

Nuk dihet se sa kohë do funksionojë çezma, ndaj nëse jeni të apasionuar me birrën, mos e humbisni shansin për të vizituar një ‘monument’ të tillë.

Është mirë të dini se studimet e fundit, të kryera nga Instituti i Shkencave të Fakultetit të Mjekësisë në një klinikë gjermane, në Santiago të Kilit, demostroi se konsumi i birrës në mënyrë të rregullt dhe të moderuar, ul stresin dhe ka më shumë efikasitet për metabolizmin.