NJË FAMILJE E LUMTUR/ Fatma, Alfio dhe Noah shijojnë shëtitjet më të ëmbla nga liqeni – AlpeGossip
NJË FAMILJE E LUMTUR/ Fatma, Alfio dhe Noah shijojnë shëtitjet më të ëmbla nga liqeni

NJË FAMILJE E LUMTUR/ Fatma, Alfio dhe Noah shijojnë shëtitjet më të ëmbla nga liqeni

Më datën 28 të muajit janar, moderatorja Fatma Methasani dhe shefi i kuzhinës Alfio Rrotani, u bënë prindër për herë të parë.

Dyshja u bekua me një vogëlush të cilin vendosën ta pagëzojnë me emrin Noah.

Tashmë, i vogli është bërë kryefjala e jetës së tyre dhe çifti nuk mund ta mbajë dot lumturinë vetëm për vete.

Vazhdimisht ata publikojnë foto me të voglin pa e zbuluar portretin e tij, ashtu siç kanë bërë edhe sot.

Vetëm pak më parë, Alfio ndau në Instagram një foto të tijën me Fatmën dhe të birin, teksa shijonin shëtitjet si familje tek liqeni.

“Familje e lumtur”- shkruan Alfio krahas postimit.

Të dy shfaqen të përkulur mbi karrocën e të birit duke treguar kujdes maksimal ndaj Noah, i cili megjithëse ka më pak se një muaj jetë, është një ndër bebushat më të komentuar të showbiz-it shqiptar.

Ndërkohë, ne jemi tepër kuriozë të mësojmë se cilit prej tyre i ngjan i vogli më shumë.