Rita Ora harron konfliktet, ritakon ish vjehrrën dhe kunatën – AlpeGossip
Rita Ora harron konfliktet, ritakon ish vjehrrën dhe kunatën

Rita Ora harron konfliktet, ritakon ish vjehrrën dhe kunatën

Nëse kthehemi pas në vitin 2012, për Rita Ora-n ka qenë një periudhë e vështirë pasi ndarja me Rob Kardashian i solli shumë disavantazhe në jetën sociale.

Kis Jenner dhe Kim Kardashian e akuzuan këngëtaren me prejardhje shqiptare se ndarja e saj me Rob ishte shumë e vështirë dhe e gjitha ishte faji i Ritës.

Ato folën për median rozë se 27-vjeçarja ishte e pandershme dhe se e shfrytëzoi marrëdhënien me Rob për të marrë më shumë famë dhe vëmendje.

Asokohe ato e përjashtuan Ritën nga çdo event apo dalje publike të organizuar nga Kardashian-ët dhe këto ngjarje të një pas njëshme u bënë kryefjala e showbiz-it.

Me kalimin e viteve gjithçka është qetësuar dhe 3 vajzat janë takuar për herë të parë që nga viti 2012. Ato janë pajtuar kur u shkëmbyen në një festë të Lorraine Schwatz.

Rita, Kris dhe Kim u dukën mjaft miqësore me njëra-tjetrën dhe duket se konfliktet mes tyre janë shuar përfundimisht.