DEBATI BRENDA SHTËPISË SË BBVIP/ Tokja dhe Ilir Shaqiri përballen sërish, balerini: Unë u jap këmbëve… – AlpeGossip
DEBATI BRENDA SHTËPISË SË BBVIP/ Tokja dhe Ilir Shaqiri përballen sërish, balerini: Unë u jap këmbëve…

DEBATI BRENDA SHTËPISË SË BBVIP/ Tokja dhe Ilir Shaqiri përballen sërish, balerini: Unë u jap këmbëve…

Ina Kollcaku dhe Elton Merja, solisti i TKOB, janë çifti më i ri që do të kon kurojë në këtë sezon të “Dancing With The Stars”.

Eltioni ka qenë edhe banor i “Big Brother Vip Albania 1”, ku u mbajt mend gjatë edhe për një debat me Iliri Shaqirin. I ftuar në “Shqipëria LIVE”, Eltoni e ka rikujtuar këtë moment, teksa pritet që të përballet sërish me Ilirin, këtë herë me këtë të fundit si kryetar të jurisë në DWTS.

Ai ka thënë se beson që Ilir do jetë profesionist në gjykimin e tij, duke mos u ndikuar nga asgjë, por shtoi se gjithçka mbetet për t’u parë.

Mendoj se ai do jetë profesional, ka kaluar kohë dhe do i ketë hedhur gjërat pas krahëve, besoj se nuk do të ndikohet. Më mirë të shohim se si do ecin gjërat, pastaj të flasim. Këtu jemi dy partnerë që i kemi ndarë rolet, unë i jap këmbëve, Ina i jep gojës.” -tha Eltoni.